Thaēi: Nė asnjė rrethanė, me asnjė ēmim, nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės

Thaēi: Nė asnjė rrethanė, me asnjė ēmim, nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės

"Pavarësia e Kosovës është minimumi i së drejtës historike të shqiptarëve", tha te merkuren pasdite Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë, duke iu përgjigjur deklaratave serbe për Kosovën. Ai tha se në "emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, institucioneve dhe popullit të Kosovës, jemi të detyruar përsëri të ritheksojmë shumë fuqishëm se në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim territoresh, nuk do të ketë autonomi në veri, por integrim territorial dhe gjithëetnik, nuk do të ketë ndryshim kufijsh". Thaçi tha se kështu iu përgjigjej të gjithë ithtarëve të ideve antihistorike dhe antiperspektivës perëndimore të rajonit.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek