Kosovė - 12 Qershori , dita e paqes

Kosovė - 12 Qershori , dita e paqes

Në 12 qershor të vitit 1999 forcat e UÇK-së hynë në Prishtinë, që tashmë festohet dhe si Dita e Paqes në Kosovë. Një ditë më pas, në 13 qershor, ishin forcat e NATO-s ato që hynë në Kosovë, duke larguar përfundimisht ushtrinë e policinë serbe dhe duke i hapur rrugën e kthimit në atdhe disa mijëra shqiptarëve nga Kosova që ishin largua me dhunë nga trojet e tyre. Kryeministri Hashim Thaçi në një mesazh drejtuar qytetarëve shprehet se “12 Qershori, Dita e Paqes, shënon çlirimin e Kosovës, ditë për të cilën çdo qytetar i vendit tonë ka kontribuar dhe sakrifikuar”. Ai thekson se 3 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është njohur nga 76 vende, një tregues ky që siguron axhendën evropiane të shtetit. Thaçi falenderon SHBA, BE dhe të gjitha vendet e tjera demokratike për përkrahjen e vazhdueshme për të ardhmen e Kosovës.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek