Thaēi nė Bruksel, takim me Ashton

Thaēi nė Bruksel, takim me Ashton

Axhenda evropiane e Kosovës eshte në qendër të bisedimeve që Kryeministri Hashim Thaçi zhvillon sot në Bruksel, në kuadër të vizitës zyrtare me ftesë të zv/presidentes dhe Përfaqësues Speciale për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Baroneshës Catherine Ashton. Vizita e Thacit në Bruksel vjen pas vizitës që Baronesha Ashton zhvilloi në 27 maj në Kosovës, një vizitë të cilën ajo e konsideroi “shumë të frytshme”. Kjo vizitë zhvillohet gjithashtu pas raundit të pestë të dialogut teknik Kosovë-Serbi, që rezultoi me tre marrëveshje.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek