Faqe e parėArkivëKontaktRSS

MILIONA NJERĖZ DO TĖ VDESIN NĖ TĖ ARDHMEN NĖ KINĖ NGA SĖMUNDJET E MUSHKĖRIVE

MILIONA NJERĖZ DO TĖ VDESIN NĖ TĖ ARDHMEN NĖ KINĖ NGA SĖMUNDJET E MUSHKĖRIVE

Dhjetëra miliona njerëz do të vdesin nga sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes dhe kanceri i mushkërive gjatë 25 viteve të ardhshme në Kinë, nëse nuk bëhet asgjë për të reduktuar pirjen e duhanit dhe djegien e lëndëve djegëse brenda shtëpisë, paralajmëruan shkencëtarët.
Në një artikull të publikuar në gazetën "The Lancet", shkencëtarët parashikuan se 65 milionë persona do të vdesin nga sëmundjet kronike të mushkërive (COPD) dhe 18 milionë do të vdesin nga kanceri i mushkërive midis viteve 2003 dhe 2033 si pasojë e pirjes së duhanit dhe djegies së biomasës (lëndë e përdorur për të prodhuar energji shën. i përkthyesit) brenda shtëpive.
Këto shifra do të përbëjnë 19 dhe 5 për qind respektivisht të të gjitha vdekjeve në Kinë për këtë periudhë, deklaruan studiuesit në Universitetin Publik të Shëndetësisë në Harvard (HSPH).
Megjithatë, ndërhyrjet për të reduktuar konsumimin e cigares dhe përdorimin e biomasës në shtëpi për gatim dhe ngrohje mund të ulin numrin e të vdekurve.
Ata theksuan se eliminimi gradual i pirjes së duhanit dhe djegies së biomasës do të shmangë  vdekjen e 26 milionë personave nga sëmundjet kronike të mushkërive dhe të 6.3 milionë të  tjerëve nga kanceri i mushkërive deri në vitin 2033. 
"Ekzistojnë disa mënyra për të reduktuar pirjen e duhanit dhe për të garantuar energji të pastër alternative për t'u përdorur nëpër shtëpi. Kina mund të parandalojë miliona vdekje të  parakohshme nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes nëse në dekadat e ardhshme ... bën  këtë ndërhyrje", deklaroi Majid Ezzati, profesor për shëndetin ndërkombëtar në HSPH dhe autori kryesor i studimit.

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

SLLOVENI - PARLAMENTI MIRATON QEVERINĖ E RE TĖ QENDRĖS SĖ MAJTĖ

21-11-2008

Parlamenti slloven miratoi sot në mbrëmje, ashtu siç ishte parashikuar, përbërjen e qeverisë së qendrës së majtë të paraqitur nga kyeminis...
Lexo lajmin e plotė

OSBE, NĖ DITĖN BOTĖRORE TĖ TELEVIZIONIT: RREGULLIM ME LIGJ APO VETĖRREGULLIM I MEDIA

21-11-2008

Respektimi i një Kodi Etike për Mediat është qëllimi i krijimit të një organi vetërregullator për shtypin në Shqipëri, i promovuar...
Lexo lajmin e plotė

ISG: KOSOVA KA ARRITUR SHUMĖ PROGRES NĖ KONSOLIDIMIN E SHTETĖSISĖ SĖ SAJ, INKURAJOJMĖ NJOHJE TĖ REJA

21-11-2008

Grupi Ndërkombëtar Drejtues (ISG) në takimin e sotëm në Bruksel,  i gjashti, vlerësoi se Kosova ka arritur shumë progres në konsolidimin e shtet&...
Lexo lajmin e plotė

Ilir Meta: Kompani tė huaja pėr tė ruajtur votat nė zgjedhje

21-11-2008

Tepër të nxituar. Të tillë e konsideroi dje kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në një prononcim për BBC deklarat&eum...
Lexo lajmin e plotė