Faqe e parėArkivëKontaktRSS

NJE FILM DOKUMENTAR PER ĒAMERINĖ

“Ëndrra e Çamërisë” është një nga 5 filmat dokumentarë me metrazh të plotë, që fitoi financimin prej 1,6 milionë lekë nga Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit në Qendrën Kombëtare Kinematografike (QKK).  
Skenaristi i filmit dokumentar “Ëndrra e Çamërisë”, Enver Kushi, e vlerëson për ATSH-në, si, "Përpjekje e parë për të realizuar një film me metrazh të plotë për Çamërinë martire".
Skenari i filmit dokumentar, që ka si regjisor Kujtim Gjonaj, është konceptuar me katër pjesë, të cilat duke pasur në qëndër, Çamërinë, synojnë zbulimin, dramën e zhbërjes, mbijetesa, ribërja dhe mallin për të. 
Filmi nis me një prolog domethënës dhe emocionues, ku Çamëria nis e zbulohet  si një ëndërr, ku bregu i detit, sjell përmes dallgëve zërat e fëmijëve çamë që flasin në dialektin e ëmbël të Çamërisë. Kuadri bëhet më i plotë me portretin dhe monologun e një gruaje të vjetër çame, që sjell thirrjen e përmallshme për t’u kthyer në vendlindje.  
Pjesa e parë e filmit jep detaje mbi Çamërinë, lashtësinë, historinë, shtrirjen gjeografike, të dhëna për qytetet, popullsinë, etj. Pjesa e dytë përfshin kronikën e dhimbjes dhe tragjedisë çame, që jepen  përmes fakteve historike dhe dëshmive të gjalla, si një nga tragjeditë më të mëdha ballkanike nga fillimet e deri në vitin 1945. 
Pjesa e tretë, përmes gjuhës filmike, paraqet vlerat e kulturës çame, figurat e shquara të trevave të Çamërisë. Ndërsa pjesa e katërt, jep vitalitetin e popullsisë çame, që ka dhe thënien lapidare të Kadaresë për çamërit, si "një popullsi heroike, e talentuar, jashtëzakonisht vitale, të zgjuar, aktive, plot kolorit".
Filmi mbyllet me një epilog emocionues, duke transmetuar mesazhin se toka martire e Çamërisë do të presë shumë shpejt në gjirin e saj, të gjallët e të vdekurit, duke bërë realitet ëndrrën për Çamërinë. 
Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit në Qendrën Kombëtare Kinematografike  i kryesuar nga Moikom Zeqo, ka miratuar 5 projekte të filmit dokumentar me metrazh të plotë, nga 11 që kishin konkurruar. 
Filmat fitues janë, “Ëndrra e Çamërisë” me  skenar të Enver Kushit dhe regji të Kujtim Gjonaj, filmi “Beratinus” me skenar të Shaban Sinanit dhe Tomë Thercaj, me  regjisor Ylli Pepo, filmi “Viktor Gjika, poet i ekranit” me skenar dhe regji të Petrit Rukës, filmi “Imazhi i njeriut” me skenar dhe regji Armando Lulaj dhe filmi “Midis dy dasmave” me skenar dhe regji Esat Teliti.

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

SLLOVENI - PARLAMENTI MIRATON QEVERINĖ E RE TĖ QENDRĖS SĖ MAJTĖ

21-11-2008

Parlamenti slloven miratoi sot në mbrëmje, ashtu siç ishte parashikuar, përbërjen e qeverisë së qendrës së majtë të paraqitur nga kyeminis...
Lexo lajmin e plotė

OSBE, NĖ DITĖN BOTĖRORE TĖ TELEVIZIONIT: RREGULLIM ME LIGJ APO VETĖRREGULLIM I MEDIA

21-11-2008

Respektimi i një Kodi Etike për Mediat është qëllimi i krijimit të një organi vetërregullator për shtypin në Shqipëri, i promovuar...
Lexo lajmin e plotė

ISG: KOSOVA KA ARRITUR SHUMĖ PROGRES NĖ KONSOLIDIMIN E SHTETĖSISĖ SĖ SAJ, INKURAJOJMĖ NJOHJE TĖ REJA

21-11-2008

Grupi Ndërkombëtar Drejtues (ISG) në takimin e sotëm në Bruksel,  i gjashti, vlerësoi se Kosova ka arritur shumë progres në konsolidimin e shtet&...
Lexo lajmin e plotė

Ilir Meta: Kompani tė huaja pėr tė ruajtur votat nė zgjedhje

21-11-2008

Tepër të nxituar. Të tillë e konsideroi dje kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në një prononcim për BBC deklarat&eum...
Lexo lajmin e plotė