Inter, rusët në Milano për Eto’o

Inter, rusët në Milano për Eto’o Sot mund të mbyllet zyrtarisht aventura e Samuel Eto’o me fanellën e Interit. Mëngjesin e sotëm, përfaqësues të klubit rus Anzhi kanë zbarkuar në Milano për t’i dhënë fund negociatave për blerjen e sulmuesit nga Kameruni.

Nuk dihen ende shifrat e sakta të operacionit, por mendohet se në arkat e Interit do të shkojnë rreth 30 milionë euro.

Ndërkohë, drejtuesit zikaltër janë vënë në punë për zëvendësimin e sulmuesit të tyre kryesor: Carlos Tevez dhe Diego Forlan janë kandidatët për të veshur fanellën zikaltër.


http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217070
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek