
Kur kanë mbetur më pak se 3 orë deri në startin e Superkupës së Shqipërisë, klubi i Tiranës kërcënon me mosdalje në fushën e Korçës nëse FSHF nuk ndryshon gjyqtarin e ndeshjes.
I kontaktuar në telefon nga Top Channel, shefi i klubit kryeqytetas, Rauf Dimraj, ka pohuar se bardheblutë nuk duan që sfida mes tyre dhe Skënderbeut të gjykohet nga elbasanasi Enea Jorgji.
Sipas tyre, Jorgji sezonin e kaluar e ka penalizuar duke e lënë jashtë lufte për titullin kampion.
Dimraj pohoi se ka biseduar me drejtues të FSHF-së për këtë problem, por ata nuk i kanë dhe asnjë zgjidhje, duke pretenduar se është shumë vonë për të ndërruar një gjyqtar.
“Ne si klub kemi shpallur bojkotin e ndeshjes nëse gjyqtari do të arbitrojë ndeshjen pasi ai ka qenë shkaktuari kryesor i humbjeve të Tiranës në kampionatin e kaluar”, është shprehur Dimraj.
“Kryesia e klubit po shikon edhe variantin e mosbojtotit dhe shpresojmë që të mos zhgënjejmë tifozët e pranishëm nëpërmjet arritjes së një marrëveshjeje”, shtoi ai.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217148