Superkupa, përleshje mes tifozëve

Superkupa, përleshje mes tifozëve Ndërpritet për disa minuta ndeshja e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, mes Skënderbeut dhe Tiranës pasi tifozët e të dyja skuadrave kanë hynë në fushën e lojës. Mes tyre ka pasur përleshje duke e bërë të pamundur vijimin e mëtejshëm të takimit.

Pas qetësimit të situatës të dyja ekipet rifilluan lojën.

Ndeshja për Superkupën mes Skënderbeut dhe Tiranës nisi një orë me vonesë pasi organizatorët e ndeshjes nuk kishin caktuar vendin e tifozëve të Tiranës.

Gjithashtu ekipi kryeqytetas kërcënoi me bojkotim të ndeshjes pasi kërkonte që të ndërrohej arbitri kryesor i takimit.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217152
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek