Incident diplomatik në basketboll

Incident diplomatik në basketboll Duhet të ishte sfida e paqes, por çuditërisht përfundoi në dhunë, duke kaluar dhe në një incident diplomatik. Ndeshja e basketbollit mes skuadrës amerikane Georgetown Hoyas dhe asaj kineze Bayi Rockets, është shndërruar në një arenë gladiatorësh.

Një incident diplomatik ky, pasi skuadra e basketbollit shoqëron në një vizitë pune në Kinë zv/presidentin amerikan, Joe Biden. Georgetown Hoyas kishte parashikuar 4 ndeshje miqësore, ndërkohë që zv/president Biden kishte ndjekur vetëm ndeshjen e parë.   

Departamenti i Shtetit e kishte prezantuar skuadrën e bastkebollit si shembulli i diplomacisë sportive që forcat marrëdhëniet mes dy vendeve.

Të dielën Hoyas duhet të luanin një tjetër miqësore me Bayi Rockets në Shangai, por sipas mediave sfida mund të pezullohet.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217218
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek