Bakaj: Nuk iki nga Dinamo e Bukureshtit

Bakaj: Nuk iki nga Dinamo e Bukureshtit
Elis Bakaj i premton besnikëri Dinamos së Bukureshtit. Mesfushori, që edhe pse cilësohet si një prej yjeve të skuadrës rumune nuk po gjen hapësirat e menduara në formacionin titullar (këtë e tregon qëndrimi në stol në ndeshjen e së enjtes me Vorsklan në Europa League), injoroi sirenat gjermane Kaizerslauterni dhe Nyrnbergu janë shfaqur të interesuara për fantazistin kuqezi, të cilin Dinamo ka bërë të ditur se e shet vetëm për 2 milionë euro. Por, Bakaj hodhi poshtë çdo spekulim të merkatos. “Kam dëgjuar se për mua interesohen skuadrat gjermane, por do të qëndroj te Dinamo. Tashmë jam përshtatur me skuadrën dhe me jetën në Bukuresht dhe dua të shpërblej tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë”, - tha 24-vjeçari.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217256
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek