Bundesliga, Herta në vend të dytë

Bundesliga, Herta në vend të dytë Herta e Berlinit ka arritur të barazojë në ndeshjen e djeshme të Bundesligës 1-1 me Hanoverin duke u ngjitur në vendin e dytë. Mesfushori portugez Serxhio Pinto shënoi për skuadrën vendase pas një goditje standarte në minutën e 33-të. Ndërkohë Herta nuk u dorëzua për asnjë moment dhe gjeti golin e barazimit 7 minuta përpara përfundimit të ndeshjes me Lasogën pas krosimit të Kristian Lel. Ndërkohë Shalke ka arritur të shënojë 4 herë në 35 minutat e takimit me Mainzin ku gjeti fitoren 4-2.

Mainz i cili kishte fituar dy ndeshjet e para të këtij sezoni të Bundesligës ishte drejt fitores së ndeshjes së tretë kur Ivanshitz dhe kolumbiani Soto cuan shifrat në 2-0 brenda 12 minutave të lojës. Ndërkohë ishte holandezi Huntelar që shënon golin e parë për shalken në minutën e 57-të, ndërsa shtatë minuta më pas Houedes barazon në 2-2. Më pas Matip dhe Fush shënojnë edhe dy golat e tjerë në 10 minutat e fundit, duke i dhënë fitoren 4-2 Shalkes që mbetet në vendin e katërt.




http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217347
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek