Nis sezoni i ri i “Procesi Sportiv”

Nis sezoni i ri i “Procesi Sportiv” Nisi sezoni i ri i “Procesi Sportiv”, emisioni sportiv që do t’ju shoqërojë cdo të hënë në ekranin e Top Channel. Analiza, komente dhe opinione nga bota e sportit vendas dhe të huaj, vijnë në emision nga opinionistë, specialistët dhe të ftuarit specialë në studio.

Në takimin e parë iu kushtua vëmendje finales së Superkupës së Shqipërisë të luajtur në stadiumin e Korcës mes Skënderbeut dhe Tiranës, ku bardheblutë u shpallën kampionë. U fol gjithashtu edhe për sezonin e ri të Superligës dhe u hodhën parashikimet për mbarëvajtjen e saj e për skuadrat favorite.

Në studio ishte i ftuar edhe ylli i basketbollit shqiptar, Ermal Kuqo. Kombëtarja jonë e basketbollit për meshkuj mbylli eliminatoret e kampionatit Europian pa asnjë fitore në ndeshjen e luajtur ndaj Suedisë në pallatin e sportit, “Asllan Rusi”.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217382
English Italiano Deutsch Russian Trk Greek