Liga spanjolle, vazhdojnë bisedimet

Liga spanjolle, vazhdojnë bisedimet Ende vazhdojnë bisedimet mes Shoqatës së Lojtarëve Spanjollë dhe Ligës Profesioniste të Futbollit për çështjen e shtyrjes së kampionatit spanjoll. Ditën e hënë bisedimet nuk sollën asnjë zhvillim pozitiv, megjithatë zv.presidenti i Ligës spanjolle, Francisko Katalan, ka deklaruar se po punohet shumë për të rifilluar kampionatin fundjavën e ardhshme.

Sipas tij, vazhdimisht po bëhen propozime dhe oferta në mënyrë që të pranohen nga Shoqata e Futbollisteve. Sipas kësaj shoqate, janë rreth 50 milionë euro që nuk u janë dhënë 200 futbollistëve sezonin e shkuar.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217418
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek