Milito i thotë JO francezëve të PSG

Milito i thotë JO francezëve të PSG Pas refuzimit të Diego Forlan, Paris Saint Germein i Leonardos ka marrë një refuzim tjetër. Diego Milito, sulmuesi i Interit, nuk ka pranuar të transferohet për të luajtur me skuadrën e kryeqytetit francez. Argjentinasi u kontaktua të hënën nga Leonardo, i cili kërkonte që Milito të ishte sulmuesi kryesor në krah të Javier Pastore.

Milito ka refuzuar largimin nga Interi edhe për shkak se pas largimit të Eto’o argjentinasi do e shohë veten sërish një pjesë kryesore të ekipit zikaltër.


http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217474
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek