Arsenal kalon Udinezen

 Arsenal kalon Udinezen U përcaktuan dhe skuadrat e fundit që do marrin pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Arsenali fitoi edhe ndeshjen e dytë me Udinesen, këtë herë 1-2 në Itali, duke vazhduar rrugën në Champions.

Skuadra e Venger triumfoi falë golave të Van Persit dhe Uallkot. Lioni barazoi 1-1 në ndeshjen e dytë me Rubin Kazan, por fitorja 3-1 në ndeshjen e parë në Francë i dha mundësinë atyre të kualifikohen për më tej.

Benfika triumfoi 3-1 ndaj Tuentes në Portugali duke e cuar në 5-3 në favor të tyre rezultatin përfundimtar  të dy sfidave.

Skuadra e Bates u rikthye pas 10 vjetësh në Ligën e Kampioneve dhe këtë e siguroi pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë dhe fitores 2-0 në të dytën përballë Strum Graz.

Ndërkaq, skandali i trukimit të ndeshjeve në kampionatin turk e ka detyruar UEFA-n të përjashtojë nga faza e grupeve kampionen e këtij vendi, Fenerbahcen dhe të vendosë në vend të saj, skuadrën e Trabzonsporit, ekip që zuri vendin e dytë sezonin e kaluar.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217502
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek