
Real Madrid ka fituar mbrëmjen e djeshme trofeun “Santiago Bernabeu” pasi ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin turk të Gallatasarajit, në një ndeshje ku protagonisti ishte Jose Mourinho, i cili mori mbështetjen totale të tifozëve madrilenë.
Selcuk Inan ishte autori i golit të parë të takimit për turqit, të cilët luajtën më mirë në pjesën e parë se sa vendasit.
Sergio Ramos dhe Karim Benzema përmbysën rezultatin për ekipin madrilen pas dy pasimeve të shkëlqyera nga Xabi Alonso.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217514