Bayern Munchen, Olic dëmtohet sërish

Bayern Munchen, Olic dëmtohet sërish Ivica Olic, sulmuesi i Bayern Munchen, detyrohet të qëndrojë sërish pa luajtur futboll për rreth 2 muaj. Kroati sapo ishte rekuperuar nga një dëmtim që e kishte mbajtur larg fushave për 8 muaj dhe tashmë do t’i duhet të kalojë një dëmtim tjetër.

Olic ishte rikthyer në ndeshjen e Bayern ndaj Hamburgut në fundjavën e kaluar, ndeshje në të cilën shënoi edhe një gol.

“Ky është një nga momentet më të këqia të karrierës, por jeta e futbollistit i ka këto gjëra dhe më duhet ta pranoj”, u shpreh sulmuesi.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217530
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek