
Në Austri zbardhet një tjetër rast “Fritzl”. Autoritetet vendase nisën një hetim për një 80 vjecar i cili dyshohet se ka mbajtur të burgosura, rrahur dhe dhunuar seksualisht dy vajzat e tij për 40 vjet me radhë.
Ngjarja në fjalë na sjell ndërmend horrorin e Josef Fritzl, 75 vjecari i dënuar në vitin 2009 me burgim burgim të përjetshëm për izolimin dhe përdhunimin e vajzës së tij, me të cilën kishte edhe një fëmijë, për 24 vjet me radhë.
Dy vajzat e 80 vjecari, identifikuar si Gottfried di Branau, njëra 53 dhe tjetra 45 vjec dyshohet se janë mbajtur të izoluara që nga viti 1970 deri në muajin maj të këtij viti.
Arratisja e vajzave ka ndodhur pasi babai i tyre u godit nga 53 vjecarja me një send të fortë në kokë duke e lënë atë pa ndjenja.
80 vjecari u gjet pas dy ditësh nga një punonjëse sociale dhe u shoqërua në spitalin e një azili pleqsh.
Policia austriake nuk bën të ditur nëse ndaj 80 vjecarit është marrë masa e arrestit apo jo. Ndërkohë që nuk jepen detaje për fatin apo vendndodhjen e vajzave të tij. Mediat vendase shkruajnë se autoritete ruajnë me fanatizëm fshehtësinë e hetimeve duke dashur që cështja të mos bëhet publike si ajo e Josef Fritzl.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217569