Meksikë, vriten 51 vetë në një kazino

Meksikë, vriten 51 vetë në një kazino Të paktën 51 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ra në një kazino në Monterrei të Meksikës, pasi u sulmua me armë zjarri. Lajmin e ka bërë të ditur prokurori i shtetit Nuevo Leon, Adrian de la Garza, sipas të cilit bilanci i viktimave mund të rëndohet.

Sipas shtypit lokal, kazinoja “Royale” është bërë objekt sulmi pasi pronarët e saj refuzojnë t’u paguajnë gjobën grupeve kriminale të lidhura me trafikun e drogës.

Dhuna që u atribuohet karteleve të drogës në Meksikë ka shkaktuar rreth 30 mijë viktima që nga viti 2006, kur presidenti Felipe Kalderon futi ushtrinë kundër tyre.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217575
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek