Napoli siguron Pandev

Napoli siguron Pandev Napoli ka siguruar në formë huazimi nga Interi shërbimet e sulmuesit maqedonas, Goran Pandev. Napoli për të siguruar Pandev derdhi në arkën e Interit rreth 1.5 milion euro. Por përvec kësaj, pas dëmtimit të mbrojtësit Britos dhe grupit të vështirë në Ligën e Kampioneve, preidenti De Laurentis kërkon të tjera përforcime.

Dy janë emrat për mbrojtjen, Ogbona dhe Boketi, ndërkohë që për herë të parë, Napoli ka hedhur edhe idenë për marrjen e Xhuzepe Rosit nga Vilareal.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217625
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek