
Organizata e Kombeve të Bashkuara shprehet e shqetësuar për situatën në Libi.
OKB thotë se jo vetëm regjimi i Gedafit, por edhe forcat rebele kanë kryer krime të cilat mund të konsiderohen si krime lufte.
Ky është raporti i përgatitur nga Ian Martin, këshilltar i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Mun.
Dokumente thotë se sipas disa dëshmive, grupe të izoluara të rebelëve kanë vrarë dhe abuzuar në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe duke shkelur ligjet e luftës.
Për krime lufte nga të dyja palët në konflikt në Libi u shpreh edhe Amnisty International.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217640