Libi, rebelët kontrollojnë kufirin me Tunizinë

Libi, rebelët kontrollojnë kufirin me Tunizinë Rebelët në Libi vazhdojnë të zgjerojnë dhe të konsolidojnë kontrollin në të gjithë Libinë. Kryengritësit morën nën kontroll pikën kufitare të Ras Jdir, që lidh Libinë me Tunizinë fqinje. Forcat besnike të Gedafit, mbrëmjen e së premtes u detyruan të tërhiqeshin prej kësaj pike. Dëshmitarë thonë se rebelët ngritën flamurin e revolucionit në pikën doganore.

Agjencitë e lajmeve tuniziane raportojnë për të shtëna, por dëshmitarët thonë se nuk ka patur luftime serioze dhe as viktima.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217642
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek