
Jashtë Tripolit, kryengritësit po përballen me rezistencën e besnikëve të Kolonelit, në rrugen drejt Sirtes, vendlindjes dhe fortesës së tij.
Komandantët e kryengritjes thanë se po konsolidojnë linjën e frontit në qytetin portual Ras Lanuf, pasi u tërhoqën nga pozicionet në afërsi të Sirtes, për t’iu shmangur raketave të lëshuara nga forcat pro-regjimit.
Në perëndim, ata kanë marrë nën kontroll pikën e kalimit mes Libisë dhe Tunizisë.
Aktualisht, të gjitha përpjekjet janë përqendruar në bashkimin e grupeve të ndryshme të kryengritësve.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217686