Botërori i Atletikës, eliminohet Usain Bolt

Botërori i Atletikës, eliminohet Usain Bolt Usain Bolt, favoriti kryesor për medaljen e artë në botërorin e atletikës që po zhvillohet në Daegu të Koresë së Jugut, është eliminuar nga finalja e 100 metërshit pas një faulli në nisje, duke humbur kështu mundësinë për të fituar medaljen e artë. I pari në finish ka arritur xhamajkani Yahan Blake, duke u bërë kështu kampioni i botës në 100 metra.

Medalje argjendi për amerikanin Walter Dix, ndërsa bronzi për atletin nga ishujt Saint Kits, Kim Collins.


http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217702
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek