Foto në Facebook, fëmija me ngjyrë trofe gjuetie

Foto në Facebook, fëmija me ngjyrë trofe gjuetie
Një i ri me pushkën dhe gjurin të vendosur mbi shpinën e presë së tij: një fëmijë me ngjyrë. Kjo është foto e postuar në një profil me emër të rremë në Facebook e cila po trondit Afrikën e Jugut. Foto është hedhur në profilin “Eugene Terrorblanch”, që nderon ish-liderin e lëvizjes së ekstremit të djathtë, Terreblanche të vrarë në prill të vitit 2010.

Autoritetet në Johanesburg kanë nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit në foto që mendohet së është anëtar i lëvizjeve të fshehta raciste në vend.

Urrejtjet racore në Afrikën e Jugut janë një problem mjaft i ndjeshëm dhe për të shmangur dhunën, autoritetet në shumë zona zbatojnë ligje mjaft të ashpra.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217714
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek