Irene, Obama: Emergjenca nuk ka mbaruar

Irene, Obama: Emergjenca nuk ka mbaruar Emergjenca që lidhet me uraganin Irene “ende nuk ka mbaruar”. “Është kthyer në një stuhi tropikale, por vazhdon të jetë i rrezikshëm”, është shprehur Barack Obama, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke folur për uraganin Irene që goditi Nju Jorkun.

“Ekziston ende rreziku i përmbytjeve dhe i bëj thirrje të gjithë amerikanëve të ndjekin urdhrat e autoriteteve”, shtoi Obama.

Më pas, presidenti lavdëroi kontributin e të gjithë atyre personave të angazhuar në misionet e shpëtimit: “Ndihma ndaj popullsisë ishte një shembull i shkëlqyer i qeverisjes së mirë. Dua të falenderoj të gjithë personat që dhanë kontributin e tyre, në nivel federal dhe lokal, duke ndihmuar në shpëtimin e njerëzve të prekur nga uragani Irene.”

“Shtetet e Bashkuara kanë treguar edhe një herë tjetër se duke punuar bashkë mund të kapërcehet jo vetëm kriza ekonomike, por edhe fatkeqësitë natyrore”, përfundoi Obama.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217722
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek