SHQIPËRIA - REFORMAT DHE RRITJA EKONOMIKE ME TË NJËJTIN VRULL

SHQIPËRIA - REFORMAT DHE RRITJA EKONOMIKE ME TË NJËJTIN VRULL

Pak më shumë se dy vjet pas nënshkrimit të MSA-së me BE-në, FMN-ja miratoi në korrik 2008 fazën  pestë dhe të parafundit të planit të saj për uljen e varfërisë dhe rritjen ekonomike, që Shqipëria gëzon që prej shkurtit 2006. Performanca e ekonomisë në këtë vend vlerësohet pozitivisht, pavarësisht nga degradimi i konjukturave globale. Rritja e Produktit Kombëtar Bruto në 2007-n arriti në 6 për qind dhe e njëjta shifër parashikohet edhe për 2008-n. 
"Na duhet ende përparim në disa fusha kyç si prodhimi i energjisë, infrastrukturat dhe bujqësia, por këto pika të dobëta janë edhe mundësi për investitorët. Shqipëria, vrulli reformues i të cilës është përshëndetur nga Banka Botërore, ofron një mjedis shumë të sigurt", nënvizon Bamir Topi, president i Republikës që nga korriku 2007. Hyrja në NATO, e parashikuar për prillin e ardhshëm do të përfundojë  procesin e stabilizimit të Shqipërisë, e cila ndjek prej kohësh politikën e një fqinjësie të mirë më vendet që ka kufij. 
"I jemi veçanërisht mirënjohës Francës që e mbështet afrimin tonë me organizatat kryesore ndërkombëtare. Bashkëpunimi ynë është i vjetër. Një brez i tërë politikanësh shqiptarë është formuar në Paris ndërsa Nikola Sarkozi e administroi me kurajë çështjen e Kosovës", vazhdon Topi. Dy vendet bashkëpunojnë në bujqësi në një fermë pilot në Boboshticë. Shqipëria e ka shprehur hapur dëshirën për të aderuar në BE. Bëhet fjalë për një objektiv strategjik afatgjatë duke përmbushur edhe reformat në vazhdim. 
"E dimë se kemi ende rrugë për të bërë, veçanërisht në reformat për pronësinë dhe luftën kundër korrupsionit e  krimit të organizuar, por ekonomia po ecën në rrugë të mbarë. Si vend homogjen për nga pikëpamja etnike dhe me kulturë të lashtë evropiane, nuk ka asnjë pengesë të pakapërcyeshme në rrugën tonë. Vonesa shpjegohet nga diktatura që duruam për shumë vite dhe mungesa e stabilitetit politik të viteve të para të demokracisë", analizon Ylljet Aliçka, ambasador i Shqipërisë në Francë, i cili shton së vendi i tij ka luajtur gjithnjë rol stabilizues në Ballkan. Ai shpreh keqardhjen për ngurrimin e ndërmarrjeve franceze dhe e shpjegon këtë me imazhin jo real që i kanë veshur vendit të tij në Perëndim. "Shumë të rinj shqiptarë studiojnë në Francë. Imazhi pozitiv për Francën krijon një mjedis të favorshëm për investitorët francezë. Biznesmenët francezë duhet të ndërgjegjësohen se në Shqipëri ka shumë mundësi", shton Aliçka.
Qeveria shqiptare ka krijuar një Ministri Integrimi, e cila paraqet në Bruksel raporte çdo tre muaj për përparimin e reformave. "Përparimet në planin ekonomik kanë forcuar kandidaturën tonë, por jemi të vetëdijshëm se vendimi do të jetë politik dhe do të  na duhet të bindim secilin vend anëtar, një detyrë e vështirë", thotë Majlinda Bregu, ministrja e Integrimit, e cila mendon se Shqipëria mund të hyjë në vitin 2015 në familjen e madhe evropiane.
SHQIPONJA SHQIPTARE KA NISUR FLUTURIMIN. REFORMAT EKONOMIKE DHE ANËARËSIMI NË NATO HAPIN NJË ETAPË TË RE
Shëndeti i mirë i Shqipërisë  përkthehet në pakësimin e  borxhit të saj të jashtëm nga 23,3 % e Produktit Kombëtar Bruto në 2002 në 18 % në vitin 2007. “Do ta mbajmë defiçitin tregtar në nivel të pranueshëm. Importet dhe eksportet përparojnë më ritme të ngjashme. Parashikojmë 30% rritje në 2008-n”, thotë Ritvan Bode, ministër i Financave, i cili i administron të ardhurat në rritje, falë po aq ecurisë së mirë ekonomike sa edhe efikasitetit të shërbimeve fiskale”.
"Buxheti i shtetit u rrit me 30% gjatë dy herëve të fundit. Deficiti publik duhet të stabilizohet te shifra 5%", thotë Bode. Ministria e tij ka ndërmarrë një nga reformat më të guximshmë fiskale në Evropë. Taksa mbi të ardhurat e individëvë dhe të ndërmarrjeve është fiksuar në 10%! 
"Në këtë  mjedis të favorshëm po shtohen shoqëritë e huaja. E njëjta gjë po ndodh edhe me aksionerin tonë kryesor, Uniqa Grup: Ai mori kontrollin e ndërmarrjes sonë  sepse perspektivat e rritjes ekonomike janë interesante”, thotë Avni Ponari, drejtor i SIGAL, që ka arritur të këtë 28% të tregut. Më 11 euro shpenzime sigurimi në vit për person, Shqipëria ofron nje marzh përparimi të madh. "Por zakonet e kohës së komunizmit mezi shkulen. Nuk e kemi ende refleskin për t’u siguruar individualisht". 
Tirana është sot një kryeqytet plot shkëlqim ku shtohen kantieret, një qytet më afro 1 milion banorë, me plot histori suksesi por edhe probleme sociale. "Njerëzit jetojnë më mirë së para 17 vjetësh, por sot kemi 200 mijë ndërtime pa leje që nuk kanë respektuar urbanizimin", pohon, Edi Rama, kryetar i bashkisë i cili kërkon një përdorim më të mirë të të ardhurave fiskale. Por për paradoks, kriza ekonomike botërore mund të shërbejë për zhvillimin e Tiranës dhe Shqipërisë sepse shumë emigrantë mund të vendosin të kthehen duke sjellë me vete përvoja të freskëta ekonomike.

 

 

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Trk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes