Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi sot se nuk ishte në gjendje të konfirmonte për momentin informacionet për kapjen apo vdekjen e
ish-drejtuesit libian, Muammar Kadafi.
"Departamenti i Shtetit nuk mundet për momentin të konfirmojë informacionet e medias përsa i përket kapjes së Muamar Kadafit", theksoi në një komunikatë zëdhënësja e diplomacisë amerikane, Victoria Nuland, ndërkohë që zyrtarët e lartë të administratës amerikane dhe Pentagonit theksojnë se po verifikojnë këto informacione
ShtypiDites