NATO-ja u shpreh e shqetësuar për
përsëritjen e sulmeve të talebanëve kundër kamionëve të saj në
Pakistan, por deklaroi se ato nuk do të ndikonin në furnizimin dhe në
aftësinë e veprimit të trupave të saj në Afganistan.
"Sigurisht,
është një çështje shqetësuese për ne, por incidente të këtij lloji nuk
kanë pasojë strategjike. Kemi rrugë të tjera për t'u dërguar materiale
trupave tona", i deklaroi AFP-së një zëdhënës i Aleancës Atlantike.
"Do të vazhdojmë të kemi furnizimet e nevojshme", theksoi ai.
Isaf-i,
i drejtuar nga NATO-ja, mund të përdorë gjithashtu për dërgimin
e materialeve edhe rrugën ajrore, në pritje të konkluzionit të
marrëveshjeve të tranzitit hekurudhor për materiale jovdekjeprurëse për
të cilin po bisedohet me republikat e Azisë qendrore për të plotësuar
atë të arritur gjatë këtij viti me rusët.
Disa
talebanë i kanë vënë zjarrin sot pranë Peshawarit, në veriperëndim të
Pakistanit, rreth 100 makinave të NATO-s, ndër të cilat 50 kamionë që
shërbenin për të furnizuar Isaf-in.
Edhe
dje, 250 talebanë kanë sulmuar dy depo të NATO-s, po në afërsi të
Peshawarit, duke vrarë një roje dhe duke u vënë zjarrin më tepër se 200
kamionëve dhe makinave të tjera që transportonin pajisje për 53 000
ushtarët e Isaf-it
ShtypiDites