SHBA - TRE TĖ VDEKUR PAS RRĖZIMIT TĖ NJĖ AVIONI GJUAJTĖS NĖ SAN DIEGO

SHBA - TRE TĖ VDEKUR PAS RRĖZIMIT TĖ NJĖ AVIONI GJUAJTĖS NĖ SAN DIEGO

Një avion ushtarak u rrëzua dje në një lagje periferike të San Diegos gjatë një manovre ushtarake, duke shkatërruar dy shtëpi dhe vrarë tre persona, ndërsa një person tjetër konsiderohet i zhdukur, megjithëse piloti arriti të dilte nga avioni pa asnjë problem, deklaruan zyrtarët.
Avioni Gjuajtës "F/A-18D" pësoi një problem mekanik, ndërsa po i afrohej Bazës Ajrore të Trupave të Marinës në Miramar, pasi u nis nga një aeroplanmbajtëse në det të hapur në Paqësor si pjesë e një manovre ushtarake.
Duke folur për gazetarët lidhur me viktimat, kryetari i Bashkisë së San Diegos, Jerry Sanders u shpreh "Ne dimë se me sa duket mund të ketë pasur një gjyshe, një nënë dhe dy fëmijë" në një nga shtëpitë që u shkatërrua si pasojë e rrëzimit të avionit.
Një zëdhënëse e policisë deklaroi disa orë më vonë se numri i konfirmuar i viktimave vazhdonte të ishte tre, ku një person vazhdonte të ishte i zhdukur. Por ajo nuk ka asnjë informacion lidhur me identitetin apo lidhjen me viktimat.
Gazeta "San Diego Union Tribute" njoftoi në faqen e internetit se një postier, i cili i shpëtoi për pak rrëzimit të avionit, deklaroi se ai kishte dorëzuar një gazetë koreane disa minuta përpara se të ndodhte fatkeqësia.
Ron Belanger, i cili jeton pesë shtëpi larg vendit ku ndodhi aksidenti, deklaroi se gjithë lagjja ishte tronditur. 
Autoritetet evakuuan 20 shtëpi në lagjen e San Diegos, që ndodhet pranë kufirit me Meksikën, ndërsa ata vazhdojnë të kërkojnë viktima dhe prova.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek