Qeveria britanike po përgatit tërheqjen
deri në qershor të të gjitha trupave të saj nga Iraku, njoftojnë sot të
përditshmet britanike "The Guardian" dhe "The Daily Mail".
"Guardian",
që citon një zyrtar të lartë të Mbrojtjes, thekson se Londra do të
fillojë tërheqjen e kontigjentit të saj në mars dhe se ushtarët e
fundit do të largohen në qershor nga Basra, qytet në jug të Irakut,
pranë të cilit janë vendosur trupat britanike.
E
përditshmja shton gjithahstu se trupat britanike nuk do t'ua dorëzojnë
autoriteteve irakiane bazën ajrore të Basras, në të cilën ndodhen
tashmë shumica e 4 000 ushtarëve britanikë të pranishëm në Irak, por do
të zëvendësohen atje nga mijëra ushtarë amerikanë.
Qeveria britanike ka njoftuar kohët e fundit për një "ndryshim themelor të misionit" të trupave të saj në Irak në vitin 2009.
Trupat
britanike janë të pranishme në Irak që prej marsit të vitit 2003 kur
Iraku u mor nga koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara.
ShtypiDites