RUSI - NĖNTĖ TĖ VDEKUR PAS SHPĖRTHIMIT NĖ NJĖ MINIERĖ

RUSI - NĖNTĖ TĖ VDEKUR PAS SHPĖRTHIMIT NĖ NJĖ MINIERĖ

Shpërthimi në një minierë në veriperëndim të Rusisë gjatë natës së kaluar shkaktoi vdekjen e të paktën nëntë personave dhe zhdukjen e tre të tjerëve, njoftoi sot Ministria ruse e Emergjencave.
''Arsyet e shpërthimit po hetohen'', deklaroi zëdhënësja e ministrisë, Irina Gretskaja.
''Pas shpërthimit, një zjarr përfshiu ambientet e brendshme të minierës, ku gjendeshin 12 punëtorë. Nëntë humbën jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur'', shtoi ajo.
Meida ruse tha se miniera ishte pronë e kompanisë ''Apatit'', e njohur për prodhimin e fosfateve.
Pas vitesh të tëra neglizhimi që nga koha e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, minierat ruse janë shndërruar nga më të rrezikshmet në botë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek