Presidenti i zgjedhur amerikan, Barak
Obama, u shpreh sot në një komunikatë "i zhgënjyer" që Senati amerikan
nuk arriti një marrëveshje dje mbi një plan shpëtimi aftashkurtër për
kompanitë e automobilave që janë drejt falimentimit.
"Jam
i zhgënjyer që Senati nuk arriti një marrëveshje mbi një plan
afatshkurtër për industrinë e automobilave", bëri të ditur Obama.
"Shpresoj
që administrta dhe Kongresi do të gjejnë gjithmonë një mënyrë për t'i
dhënë industrisë ndihmën e përkohshme për të cilën ka nevojë", theksoi
Obama përpara se të shtonte se duhet të kërkojmë ende "një ristrukturim
afatgjatë që është absolutisht i nevojshëm".
Sot, Shtëpia
e Bardhë u është rikthyer qëndrimeve të mëparshme dhe është shprehur e
gatshme që duke parë gjendjen kritike të kompanive amerikane të
automobilave, të shqyrtojë përdorimin e fondeve që i kishte rezervuar
për sistemin financiar, me qëllim që t'i shpëtojë këto kompani.
Plani
afatshkurtër prej 14 miliardë dollarësh i hartuar me hollësi nga
demokratët dështoi dje në mbrëmje në Senat, njëri nga dy dhomat e
Kongresit, duke ngjallur shqetësimin për falimentimin e kompanive,
viktima të krizës ekonomike, për uljen e shitjeve dhe për gabimet e
tyre strategjike.
"Përgëzoj ata persona në Kongres
dhe në Shtëpinë e Bardhë që u përpoqën me guxim për arritjen e një
kompromisi", vazhdoi Obama në një komunikatë
ShtypiDites