Presidenti Nikolas Sarkozi ka zgjedhur një
ish-ndihmës
të rivalit të tij të vjetër, Dominique de Villepin, si ministrin e
tij të ardhshëm të Çështjeve Europiane si pjesë e asaj që ai e cilësoi
një shenjë e çiltërsisë politike në kampin e tij konservator.
Sarkozi ka bindur disa figura të së majtës, kur ai krijoi kabinetin e
tij 18 muaj më parë, përfshi ministrin e Jashtëm, Bernard Kouchner dhe
ministrin aktual të Çështjeve Europiane, Jean-Pierre Jouyet.
Në
një kohë kur Jouyet pritet të bëhet javën e ardhshme kreu i
vëzhguesve të tregjeve financiare në Francë, Sarkozi deklaroi sot për
gazetarët në një samit të liderëve të BE-së se ai do ta zëvendësojë atë
me Bruno Le Maire, shefi i kabinetit të Villepinit, kur ai ishte
kryeministër.
Villepin është në spektrin e djathtë politik, si Sarkozi, por dy liderët janë rivalë të betuar.
"Shpresoj që të gjithë të kuptojnë se sipas meje është gjithashtu
mënyra për t'i thënë shumicës politike se cilido që dëshiron të japë
kontributin e tij në reformat që po bëhen në Francë është i
mirëpritur", deklaroi Sarkozi në një konferencë shtypi.
"Nuk
mund të jem një njeri i hapur ndaj një pjese të së majtës dhe të mos i
hapur në të njëjtën mënyrë ndaj të gjitha grupeve brenda familjes time
politike. Askush nuk do ta kuptonte këtë", shtoi ai.
ShtypiDites