Katër ushtarë britanikë humbën sot jetën në dy incidente të veçuara sot në Afganistan, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Të dy incidentet ndodhen në provincën jugore të Helmandit, një rajon i trazuar në vend.
"Sot
është një ditë e trishtuar për Task Forcën në Helmand", tha
komandantja Paula Rowe, zëdhënese e ushtrisë. "Vdekja tragjike e këtyre
ushtarëve është një goditje e madhe për të gjithë ne".
Viktimat
e fundit e çojnë numrin e ushtarëve britanikë të vrarë gjatë gjatë
konfliktit në Afganistan në më shumë se 130 veta, bëjnë të ditur
shifrat e Ministrisë së Mbrojtjes.
Britania ka
rreth 8 300 trupa në Afganistan, pjesa më e madhe e tyre e vendosur në
provincën e Helmandit, ku militantët talebanë janë ende të fuqishëm.
ShtypiDites