USHTRIA RUSE RIMERR FSHATIN E PEREVIT NĖ KUFI ME OSETINĖ E JUGUT

USHTRIA RUSE RIMERR FSHATIN E PEREVIT NĖ KUFI ME OSETINĖ E JUGUT

Gjeorgjia njoftoi sot se qindra ushtarë rusë kanë hyrë në një fshat të diskutueshëm gjeorgjian pranë rajonit të Osetisë së Jugut dhe kanë larguar policinë gjeorgjiane
Një zyrtar i policisë rajonale dhe një zëdhënës i Minstirisë së Brendshme i tha agjencisë Reuters se rreth 500 - 600 ushtarë rusë ndodhen në fshatin e Perevit pranë kufirit de fakto me Osetinë e Jugut.
Misioni i monitorimit të Bashkimit Europian që po vëzhgon një armëpushim të brishtë që nga lufta pesëditëshe mes Gjeorgjisë dhe Rusisë në muajin gusht konfirmoi se forcat ruse ndodheshin në fshat, por nuk bëri të ditur numrin e tyre.
"Policia gjeorgjiane është larguar sipas një ultimatumi rus", njoftoi policia. "Rusët larguan policinë gjeorgjiane nga Perevi sot në mëngjez", tha zëdhënësi i  Ministrisë së Brendshme Shota Utiashvili.
Vëzhguesit e Bashkimit Europian arritën një fitore të vogël dje kur trupat ruse u tërhoqën nga fshati, të cilin ata vazhdojnë ta mbajnë pasi janë tërhequr nga zona tampon pranë Osetisë së Jugut në muajin tetor.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek