E përditshmja Independent thotë se Gjermanët kanë vazhduar presionin mbi kryeministrin britanik Gordon Brown rreth vendimeve të tij për të huazuar të holla bankave kryesore britanike për t'i ndihmuar ato në këtë krizë financiare.
E gjitha filloi me sulmin e ministrit gjerman të financave Peer Steinbruck, i cili akuzoi zotin Brown se ka ndryshuar nga një ministër i kujdesshëm i financave në kohën e Toni Blerit në një kryeministër që "i hedh miliardat pa menduar shumë".
Zoti Brown ka reaguar ndaj kësaj duke thënë se nëqoftëse nuk ndërmarrim veprime tani për të stimuluar ekonominë do të ishte një dështim i madh i qeverisë së tij - thotë Independent.
Zoti Brown tha se është e rëndësishme se shumica e vendeve anembanë botës janë duke bërë pikërisht atë që po bënë Britania ndërkohë që sterlina sot ka rënë në nivel rekord të ulët përballë euros, që nga njoftimi i monedhës së përbashkët në vitin 1999.
E përditshmja Times në të njejtën kohë thotë se grindja mes Britanisë dhe Gjermanisë rreth qëdrimeve rivale sa i përket ballafaqmiet me krizën aktuale ekonomike ka lënë nën hije dje fillimin e samitit të BE-së duke shkaktuar ndarje në atë se cila është mënyra më e mirë për ta nxjerrë Evropën nga kjo krizë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ndodhet në mes të kësaj grindjeje. Ajo në Gjermani e ka pranuar planin e ministrit të vet të financave për një pakete modeste të shpëtimit por në të njejtën kohë u ka thënë homologëve të vet në BE se mbështet planin ambicioz të Komisionit Evropian për propozimin e paketës për 200 miliradë euro.
Zyrja e kryeministrit Brown ka thënë se nuk e sheh këtë si një sulm mbi Britaninë por më shumë si një çështje që ka të bëjë me strategjinë e brendshme ekonomike të Gjermanisë - thotë Times.
E përditshmja Gaurdian në faqe të parë përqëndrohet në refuzimin e Britanisë që të merr pjesë në ndërhyrjen e armatosur në Kongo nga forcat të Bashkimit Evropian.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, shefi i politikës së jashtme Havier Solana dhe disa ministra të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së zhvillonin në kuadër të samitit fushatë për një ndërhyrje të forcave paqëruajtëse ndërkombëtare në Kongo nën drejtimin e forcave të BE-së.
Sekretari i jashtëm britanik, David Miliband kundërshtoi këtë dhe tha se ndërhyrja duhet të bëhet përmes OKB-së.
Zoti Miliband ishte i vendosur që BE të mos përfshihet në këtë krizë, por edhe ai si shumë ministra të tjerë tha se duhej bërë diçka për të ndihmuar situatën atje.
| Tiranë | 18 | °C | |
| Prishtinë | 15 | °C | |
| Ulqin | 19 | °C | |
| Shkup | 15 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.25 | 141.87 |
| USD | 106.65 | 111.05 |
| GPB | 168.56 | 175.51 |
| CHF | 113.40 | 118.08 |