RUSIA DHE SHBA KĖRKOJNĖ NJĖ MARRĖVESHJE TĖ KĖSHILLIT TĖ SIGURIMIT TĖ OKB-SĖ PĖR LINDJEN E MESME

RUSIA DHE SHBA KĖRKOJNĖ NJĖ MARRĖVESHJE TĖ KĖSHILLIT TĖ SIGURIMIT TĖ OKB-SĖ PĖR LINDJEN E MESME

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po i ushtrojnë presion Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të dërguar një sinjal të fuqishëm në mbështetje të proçesit të paqes në Lindjen e Mesme në takimin ministror javën e ardhshme, bënë të ditur sot ambasadorët.
Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh nuk ka qenë në gjendje të arrijë një konsensus për  Lindjen e Mesme prej muajsh kështu që një rezolutë apo deklaratë do të ishte një "arritje e rrallë".
Ambasadori amerikan në Shtetet e Bashkuara Zalmay Khalilzad dhe homologu i tij rus Vitali Çurkin u thanë gazetarëve se ata shpresonin të binin dakord për një dokument që do të kalohej nga Këshili.
"Ne i kemi kërkuar një takim të Këshilit të Siguimit të Kombeve të Bashkuara të martën në nivelin ministror për t'u përqëndruar në Lindjen e Mesme", tha Khalizad pas një takimi me dyer të mbyllura".
"Qëllim i takimit do të jetë mbështetja e progresit që është bërë në proçesin e paqes dhe për të inkurajuar një përpjekje të sukseshme për arritjen e një zgjidhjeje për dy shtete dhe parimet e rëna dakord në Anapolis". 
Bisedimet u rifilluan  në Anapolis të Meriliandit një vit më parë nga presidenti George W. Bush por të gjitha palët kanë thënë se afati për të arritur një zgjidhje në fund të këtij viti nuk do të përmbushej. Presidenti i Bush e lën postin më 20 janar, kur Barack Obama do të marrë detyrën si president i ri i Shteteve të Bashkuara.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek