Disa mijëra policë bullgarë manifestuan
sot në dhjetëra qytete të vendit për të kërkuar rritje page dhe kushte
më të mira pune, bëri të ditur radioja kombëtare.
''Më shumë se 2 000 policë u mblodhën përballë Ministrisë së Brendshme'', deklaroi një gazetar.
Ligji ndalon grevat në policinë bullgare që numëron rreth 63 000 pjesëtarë.
Njëri nga manifestuesit u shpreh se ''paga e tij mujore ishte 300 euro pas 20 viteve punë''.
"Në
kërkojmë rritje rroge për të bërë një jetë normale, kërkojmë kushte më
të mira në punë pasi ne mbledhim paratë për të blerë edhe gjërat e
nevojshme për zyrën tonë'', shtoi ai.
Ministri u shpreh se ''kërkesa për rritje pagash ishte e drejtë'', por ai u pyet nëse do të ishte e realizueshme?
''Policët duhet të kenë parasysh kapacitetet financiare'', shtoi ministri në formë përgjigjeje
ShtypiDites