Gjermania po
përgatit një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, që presidenti i
zgjedhur amerikan, Barack Obama mund ta përdorë për t'i bërë presion
Republikës Islamike pasi të marrë postin në janar, njoftoi sot një
revistë.
Revista "Der Spiegel" njoftoi se ministri i Jashtëm
gjerman, Frank-Walter Steinmeier, donte të binte dakord për paketën me
fuqitë e tjera botërore për t'i dhënë Obamës mjetet e duhura për t'i
bërë presion Iranit për të filluar dialogun lidhur me ambiciet e tij
bërthamore.
Ministri i Jashtëm gjerman nuk pranoi të komentonte lidhur me këtë njoftim.
Një zyrtar i lartë në Ministrinë e Jashtme ia ka shfaqur tashmë këtë
ide zyrtarëve francezë dhe britanikë, njofton "Spiegel".
Plani parashikon që fuqitë botërore të bien dakord lidhur me sanksionet
e reja, pa i zbatuar ato, për t'i dhënë Obamës mundësinë për të
negociuar.
Obama ka deklaruar më parë se është gati t'i ofrojë
Iranit iniciativa ekonomike për të ndaluar programin e tij bërthamor,
por ai ka paralajmëruar gjithashtu Teheranin se mund të forcojë
sanksionet, nëse ky i fundit i refuzon ato.
ShtypiDites