
BRUKSEL – 2012-ta do të jetë një vit vendimtar për monedhën euro, por kthimi te Dhrahmia nuk është një opsion për Greqinë.
Një deklaratë e tillë erdhi nga presidenti i Eurozonës, Jean-Claude Juncker në një interviste për një radio gjermane. Sipas Juncker, situata financiare ne Greqi mund të zgjidhet pa qenë e nevojshme që ky vend të largohet nga monedha euro.
“Liderët europianë kanë rënë dakord për pjesën e dytë të ndihmës për Greqinë, por detajet nevojiten të përpunohen”- u shpreh presidenti i Eurozonës, i cili shtoi se kjo do të ndodhë gjatë këtyre javëve, pasi qeveria greke të përmbyllë negociatat me kreditorët privatë lidhur me uljen e borxhit publik.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/juncker-kthimi-tek-dhrahmia-jo-opsion-per-greqine-78150.html