
BRUKSEL- Ministrat e jashtëm të Sllovenisë dhe Kroacisë do të takohen më 10 janar në Bruksel për të finalizuar ngritjen e një gjykate që pritet të zgjidhë konfliktin disavjeçar për kufirin. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë.
Ministria e Jashtme sllovene tha se takimi mes ministrit Zhbogar dhe homologes së tij kroate, Vesna Pushic është propozuar të mbahet nga komisioneri i BE-së për zgjerim, Shtefan Fyle.
“Presim që në takim të przantohet lista (e kandidatëve të panelit të arbitrazhit) nga e cila do të zgjedhim presidentin dhe dy anëtarë”, ka thënë Pushic në Zagreb.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/kufiri-takim-slloveni-kroaci-me-10-janar-78159.html