Serbia kundër ekstradimit të vëllezërve Veselinovic

Serbia kundër ekstradimit të vëllezërve Veselinovic SERBI- Serbia deklarohet kundër ekstradimit të vëllezërve Veselinovic të akuzuar për trazirat në veri të Kosovës dhe të dyshuar gjithashtu për pjesmarrje në vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës Enver Zymberi.

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë serbe Slobodan Homen, i tha agjencisë e lajmeve Tanjug se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe as institucionet e saj të drejtësisë dhe se cfarëdo kërkese për eskradim nuk do shqyrtohet nga ana serbe, pasi ky shtet nuk ekziston.

“Ne pranojmë bashkëpunim për cështjet e drejtësisë vetëm me misionin EULEX" u shpreh zyrtari serb në ministrinë e Drejtësisë. Vëllezërit Veselinovic janë arrestuar nga autoritetet serbe pak ditë më parë për evazion fiskal, ndërsa KFOR akuzon ata dhe për dhunë ndaj pjestarëve të tyre në veri të Kosovës. KFOR dhe autoritetet kosovare kanë kërkuar ekstradim në Kosovë të dy vëllezërve.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/serbia-kunder-ekstradimit-te-vellezerve-veselinovic-78162.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek