
ATHINË- Partia Demokracia e Re kërkon majtjen e zgjedhjeve të parkohshme në Athinë, si e vetmja mënyrë ëpr të shpëtuar vendin nga rrënimi.
“Është mundur dhe e domosdoshme që në Greqi, deri në fund të marsit, të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, pasi do të kryhej këmbimi i suksesshëm i obligacioneve shtetërore sipas skemës së shlyerjes të një pjesë të borxhit dhe do të nënshkruhej një kontratë e re për kredi, deklaroi lideri i partisë opozitare greke Demokracia e Re, Adonis Samaras.
Samaras theksoi se Demokracia e Re, që është një nga tre fuqitë politike në kabinetin aktual të koalicionit të kryeministrit Lukas Papadhimos, nuk do të tolerojë vonesa lidhur me zgjedhjet.
Në një takim të sekretariatit ekzekutiv të Demokracisë së Re', Samaras theksoi
domosdoshmërinë e ndryshimeve në politikën ekonomike të vendit, por shtoi se ato duhet të bëhen nga qeveria e ardhshme.
"Ne dëshirojmë të ndihmojmë kabinetin e Papadimosit për të arritur qëllimet, por nuk do të pranojmë dhe nuk do të marrim pjesë në lojërat mes partive",-tha Samaras.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/demokracia-e-re-kerkon-afrimin-e-zgjedhjeve-te-parakohshme-78221.html