
BUKURESHT- Rreth 40 persona, ku bëjnë pjesë edhe funksionarë të lartë të Ministrisë rumune të Ekonomisë dhe drejtues të kompanisë publike rumune ''Romgaz'', u akuzuan në Rumani për komplot kundër ekonomisë kombëtare. Lajmi u bë i ditur nga prokuroria e specializuar romune në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit (DIICOT).
"Këta persona akuzohen për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme që i kanë shkaktuar një dëm prej 97 milionë eurosh shoqërisë kombëtare 'Romgaz' dhe buxhetit të konsoliduar të shtetit, aktivitete që kanë pasur si pasojë rrezikimin e sistemit energjetik kombëtar'', theksoi prokuroria.
Drejtuesit e ''Romgaz'' dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, por gjithashtu edhe Autoriteti i Rregullimit në Fushën e Energjisë (ANRE) akuzohen se kanë lejuar furnizmin me sasi të konsiderueshme gazi për shoqëritë private me çmime më të ulëta se ato të praktikuara zakonisht.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/rumani-skandal-me-gazin-e-lengshem-pranga-funksionareve-te-larte-78234.html