Itali, shpërthen vullkani Etna

Itali, shpërthen vullkani Etna ITALI - Etna, vullkani më i lartë dhe më aktiv në Europë, ka shpërthyer sot duke nxjerrë llavë dhe hi vullkanik.

Shpërthimi i cili nisi që në orët e para të mëngjesit, sipas mediave italiane, nuk paraqet asnjë rrezik për fshatrat që ndodhen aty pranë.

Kërkuesit në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë thanë se llava kësaj herë e kishte burimin nga krateri i ri juglindor i vullkanit.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, vullkani ka lëshuar një kolonë 5 mijë metra të lartë hiri vullkanik. Etna, që ndodhet mbi qytetin siçilian të Katanias shpërthen shpesh por rrallë shkakton dëme.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/itali-shperthen-vullkani-etna-78260.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek