Mali i Zi, 1000 euro gjobë për flamurin shqiptar

Mali i Zi, 1000 euro gjobë për flamurin shqiptar MAL I ZI- Acarohet situata e shqiptarëve në Mal të Zi. Projektligji për heqjen e flamurit shqiptar nga përdorimi si dhe vendosja e gjobës prej 1 mijë eurosh nëse përdoret ky flamur pa lejen përkatëse, ka bërë që shqiptarët të ngrihen sërish në protesta edhe në ditët e para të vitit të ri.

Situata tashmë është drejt përkeqësimit, pasi Komisioni për Rendin dhe Qetësinë Publike në Parlamentin e Malit të Zi ka bërë gati ligjin, i cili pritet të votohet nga ky parlament.

Sipas vendimit të këtij komisioni, kush do të përdorë flamurin e një shteti tjetër pa marrë leje në polici do të gjobitet me 1 mijë euro gjobë.
(Shkrimi sot në gazeta Shqiptare)

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/mali-i-zi-1000-euro-gjobe-per-flamurin-shqiptar-78299.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek