I marrin 30-vjeçares 150 euro, ndalohen 2 policët maqedonas

I marrin 30-vjeçares 150 euro, ndalohen 2 policët maqedonas QAFE-THANE- Policia maqedonase ka konfirmuar pezullimin e dy punonjësve të saj për dy policë të pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës, të denoncuar nga një 30-vjeçare nga Gramshi, se me pretekstin e 'mbarimit të lejëqëndrimit', i kanë marrë ryshfet 150 euro, për ta lënë që të vinte për pushime pranë familjes së saj.

Burimet zyrtare nga kjo pikë konfirmojnë, se ngjarja ka ndodhur pasditen e 30 tetorit të vitit 2011-të në pjesën maqedonase të doganës së Qafë-Thanës, ndërsa njoftimi zyrtar për penalizimin e yre, i ka ardhur dje palës shqiptare.

Burimet e mësipërme shtojnë se "të penalizuar për marrjen ryshfet të një 30-vjeçareje nga Shqipëria, me punë kameriere në Tetovë, janë 28-vjeçari Dejan I., dhe 27- vjeçari Ilçe P., punonjës policie në doganën e Qafë- Thanës".

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/i-marrin-30-vjecares-150-euro-ndalohen-2-policet-maqedonas-78380.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek