
SELANIK - Kriza e ekonomisė greke po detyron shumė shqiptarė qė prej vitesh kanė punuar nė Greqi, tė shohin mundėsitė tė kthehen nė Shqipėri, shkruan prestigjozja, 'The Economist'.
Revista sjell fakte qe sipas saj cdo tregues po i con shqiptarėt emigrantė nė Greqi drejt njė vendimi tė vetėm, kthimin nė atdhe.
Nga statistikat mė tė fundit tė censusit nė Shqipėri rezultoi se nė vend jetojnė vetėm 2.8 milionė banorė, nga tė cilėt 7.7 % presupozohet se kanė braktisur vendin, mė shumė se njė dekadė mė parė.
“1.4 milionė mendohet se kanė emigruar dhe prej 20 vitesh, mė shumė se gjysma e tyre ndodhen nė Greqi. Por, shqiptarėt e papunė kanė nisur tė kthehen nė shtėpitė e tyre nė Shqipėri.
“Ėshtė kohė dreke dhe ndodhemi nė njė nga shkollat e Selanikut. Valbona Hystuna, punon mėsuese nė kėtė shkollė.
Mėsuese Hystuna thotė se, 'shumė njerėz kanė mbetur pa punė, shumė kanė ikur, shumė tė tjerė po planifikojnė tė largohen nė atdhe, tė gjithė flasin pėr kėtė kėtu. Nė tė shkuarėn shqiptarėt punonin ilegalisht nė Greqi, por kohėt e fundit shumė prej tyre kanė siguruar leje. Ata qė kanė humbur punėn, kanė humbur dhe lejen pėr qėndrim nė Greqi, duke i detyruar kėshtu tė kthehen nė shtėpi sesa tė jetojnė nė ilegalitet pa punė e pa leje nė shtetin fqinj", shkruan mė tej artikulli me me titull ‘Tė ikim sėrish nė shtėpi’.
Kjo ndodh nė njė kohė kur shqiptarėt ishin integruar shumė mirė nė Greqi. Fėmijėt e tyre flasin mė mirė greqisht se shqip, dhe po kėtyre fėmijėve do t'iu duhet tė mėsojnė mirė shqipen pėrpara se tė kthehen nė atdhe.
“Tė rriturit flasin shqip, fėmijėt mes tyre vetėm greqisht, madje tė vegjlit kanė shumė pak njohuri rreth Shqipėrisė. Prindėrit janė tė shqetėsuar, ata mė kanė thėnė se gazetat shqiptare kanė paralajmėruar se fėmijėt shqiptarė tė lindur nė Greqi janė tė papranueshėm pasi ata nuk kanė emra shqiptarė, por emra grekė”, thotė mėsuesja Hystuna.
'The Economist' nuk sjell dhe qėndrimin e qeverisė shqiptare nga kėtij fenomeni. "Ministri i Punėve tė Jashtme, Edmond Haxhinasto thekson se vetėm pak janė kthyer ne atdhe".
Revista pėrqėndrohet mė pas dhe tek dėrgesat e emigrantėve nė Shqipėri qė sa vijnė dhe shenojnė rėnie.
“Nė vitin 2007, emigrantėt dėrgonin nė shtėpi 950 milion euro, nė vitin 2010, 690 milionė euro, shifėr kjo qė u tkurr nė 3 mujorin e parė tė vitit 2011 dhe arriti nė kuotėn 475 milionė euro”, shkruan The Economist, duke shtuar se ‘pavarėsisht kėsaj ekonomia shqiptare nuk ėshtė futur ende nė recension krahasuar me atė greke, por pėrkundrazi pati njė rritje me 2.5% nė vitin 2011'.
Sipas revistės, dhe firmat greke po kthejnė sytė nga Shqipėria.
“Disa kompani greke kanė shpėrngulur bizneset nga Greqia drejt Shqipėrisė nėn drejtimin e shqiptarėve tė besuar qė kanė punuar pėr ta nė Greqi.
Por, pritet qė efektet e krizės ekonomike si nė Greqi dhe nė Itali tė prekin dhe shqiptarėt, por nuk do tė jenė shkatėrruese. Jo nėse shqiptarėt kthehen nė atdhe, ata atje do e gjejnė njė punė, njė pagė dhe shtėpinė e tyre”.
Revista madje thekson se shumė shqiptarė kanė transferuar kursimet e tyre nė shtėpi duke i larguar nga bankat pasi ekziston frika se Greqia mund tė dalė nga eurozona.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/kriza-the-economist-shqiptaret-e-greqise-kthehen-ne-atdhe-78938.html