Greqi, sondazhi: Përparësi “Demokracia e re”, Papandreu merr pikë

Greqi, sondazhi: Përparësi “Demokracia e re”, Papandreu merr pikë ATHINE - Përmbysje dhe të papritura sjellin rezultatet e sondazhit të kësaj të diele të “Public Issue” publikuar nga SKAI. 

Perqindja e mbeshtetjes

“Demokracia e re” e Antonis Samaras kryeson me më shumë se 16 pikë nga forca e dytë politike, por sërish pa qenë në gjendje për të formuar e vetme qeverinë.

Tipari kryesor i Barometrit të parë për vitin 2012, është rritja shpërthyese e partisë "E majta Demokratike" e Fotis Kouvelis. Me 13.5% të mbështetjes, kjo parti është duke u bërë një forcë e tretë, ndërsa Partia Komuniste eështë në vendin e katërt me 12.5%.

Pra e para në renditje është “Demokracia e re” me 30.5%, ndërkohë që imazhi i PASOK është dëmtuar ndjeshëm gjë që dëshmohet nga mbështetja vetëm me 14%, gjë që bën që kjo parti të kërcënohet nga "E Majta Demokratike", “Partia Komuniste” dhe SYRIZA, e cila bëhet një forcë e pestë me 12%. LA.OS ka 5.5%, ndërsa në pozicion të njëjtë mbetet “Partia ekologjike e gjelbër” me 4% dhe "Aleanca Demokratike" e Dora Bakojanis me 2,5%. 

Vendet ne Parlament 

Sipas barometrit “Demokracia e re” do të marrë nga 127-138 vende në Parlament, duke qënë larg pragut të numrit të deputetëve që duhen për qeverisje (151 deputetë). 

Ndërsa PASOK do të sigurojë 32-43 deputetë, ndërkohë që në vitin 2009 kishte 160 të tillë. 

30 vende mbeten për Partinë Komuniste, 12 për LAOS, SYRIZA mund të ketë 30 deri 35 deputetë, me 8 deri 13 deputetë mund të përfaqësohen në parlament të gjelbrit, rreth 28-45 deputetë mund të marrë E Majta demokratike dhe Aleanca Demokratike do të përfaqësohet me 8 në 9 anëtarë.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/greqi-sondazhi-perparesi-demokracia-e-re-papandreu-merr-pike-79096.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek